Në përzgjedhjen e stafit të Studio Ligjore “FORTIS LITIS gjithmonë ka synuar të arrijë një strukturë e përgatitur profesionalisht, me profile nga të gjitha fushat e të drejtës, të aftë për të qenë koherent me zhvillimet legjislative, për të patur një përfaqësimin sa më profesional në sistemin gjyqësor në Shqipëri por edhe me subjektet përgjegjëse si kompanitë e sigurimeve apo me ndërmarrjet dhe institucionet shtetërore apo private.
Studio Ligjore “FORTIS LITIS” në punën e saj ka një shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë, duke e ofruar shërbimet e veta ligjore, por kryesisht ka qenë e përqëndruar në qytetet si Tiranë, Durrës, Elbasan, Lushnje, Berat, Fier, Vlorë, Sarandë, Korçë, Shkodër, Lezhë e të tjera.
Jeni të ftuar që për çdo rast, kur ju lind nevoja në:
Studio Ligjore “FORTIS LITIS” ështe krijuar nga një grup juristësh dhe avokatësh me një eksperiecë shumë vjeçare në fushën dëmshpërblimeve, por jo vetëm. Fokusi kryesor i punës së kësaj studio janë kryesisht dëmshpërblimet në rastin e aksidenteve automobilistike, aksidenteve në punë, dëmshpërblimeve të tjera të ardhura nga marrëdhënie kontraktore apo jashtë kontraktore, si dhe shërbime të tjera ligjore brenda së njejtës fushë, si përfaqësimi në çështje penale të palëve të aksidentuara, apo përfaqësimi në mosmarreveshjet mbi marrëdheniet e punës.
Gjatë viteve të punës së saj, Studio Ligjore “FORTIS LITIS” ka arritur suksesin e merituar, falë përkushtimit, profesionalizmit dhe seriozitetit në punë të stafit të saj, duke përfaqësuar një numer të konsiderueshëm çështjesh vjetore, nga të cilat disa janë zgjidhur me anën e ndërmjetësimit me subjektet përgjegjës dhe shumë të tjera me anë të zgjidhjes gjyqësore.